Ndërlidhjet

Iran: Ndalohet botimi i gazetës reformiste


Gjyqësori iranian ka ndaluar daljen e gazetës reformiste të kandidatit të mundur presidencial Mehdi Karubi, pasi që e njëjta publikoi deklaratat se disa protestues të zgjedhjeve ishin dhunuar dhe torturuar gjersa mbaheshin në paraburgim.

I biri i Karubit, Hyseini, tha se zyrtarët e prokurorisë kanë urdhëruar “ndërprerjen e përkohshme” të daljes së gazetës Etemed Melli.

Karubi është zotuar se do të kërkojë të vërtetën mbi pretendimet për abuzime duke thënë se frikësimi nuk do ta heshtë atë.

Ndalesa për Etemed Mellin erdhi disa orë pasi që gazeta njoftoi se lideri opozitar, Mir Hysein Musavi, planifikonte të vazhdonte protestën përmes një lëvizjeje të re të quajtur “Rruga e Gjelbër e Shpresës”.
XS
SM
MD
LG