Ndërlidhjet

Incidente një ditë para zgjedhjeve afgane


Persona të armatosur raportohet të kenë sulmuar sot një bankë në Kabul, një ditë para se afganët të dalin në votimet për president dhe për zgjedhjet lokale.

Shpërthime dhe të shtëna armësh raportohet të jenë dëgjuar rreth ndërtesës në qendër të Kabulit, ndërsa policia ka rrethuar bankën.

Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme mbi dëmet.

Një zëdhënës i talebanëve e ka përshkruar incidentin si një sulm militant në kryeqytet para zgjedhjeve të së enjtes, ndërsa policia i ka përshkrur sulmuesit si kriminelë që synonin ta vidhnin bankën.

Militantët talebanë janë zotuar se do të prishin zgjedhjet.

Ndryshe, të martën nga shpërthimi i një veture bombë në Kabul janë vrarë tetë persona dhe plagosur më shumë se 50 të tjerë.
XS
SM
MD
LG