Ndërlidhjet

Rasmusen ngushëllon Medvedevin


Shefi i NATO-s Anders Fog Rasmusen përmes një letre dërguar presidentit rus i shpreh ngushëllimet për sulmin e përgjakshëm terrorist në Ingusheti.

“Humbja tragjike e jetëve nënvizon dhe një herë rrezikun e madh që paraqet për të gjithë ne terrorizmi”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për shefin e Kremlinit, Medvedev.

Pak ditë më parë mbi 20 veta humbën jetën nga një sulm vetvrasës në Ingusheti.

Gjatë ditë presidenti rus Medvedev tha se “terroristët’ në veri të Kaukazit duhet të vriten “pa emocione dhe pa hezituar”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG