Ndërlidhjet

Greqi: Zjarret pjesërisht nën kontroll


Zjarrfikësit e Greqisë janë në gjendje gatishmërie, pasi zjarret, të ndihmuar edhe nga era e fortë, kanë shpërthyer jashtë Athinës dhe në pjesën perëndimore të Greqisë.

Autoritetet thonë se shumica e zjarreve janë fikur ose janë vënë pjesërrisht nën kontroll mbrëmë vonë, kështu që shtëpitë tashmë nuk janë të rrezikuara.

Është thënë se shkaku i shpërthimit të zjarreve nuk është i qartë.

“Kushtet mbesin të vështira për 24 orët e ardhshme, prandaj Shërbimi zjarrfikës është në gjendje të gatishërisë në shkallë vendi”, ka thënë zëdhënësi, Janis Kapakis.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG