Kryeministri britanik, Gordon Braun, sot e ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan.
Gjatë takimit me trupat britanike në provincën jugore, Helmand, zoti Braun, premtoi përshpejtim të stërvitjes së forcave afgane të sigurisë.
- Mendoj se mund t’i kemi 50 mijë ushtarë të tjerë afganë të trajnuar gjatë vitit të ardhshëm. Kjo bën që afganët të marrin më tepër përgjegjësi për punët e tyre, tha kryeministri Braun.
Mediat britanike raportojnë se ai ka biseduar edhe me gjeneralin Stenli Mekkristal, që është komandant i forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
Kjo ishte vizita e katërt e zotit Braun në Afganistan për një vit.
Britania i ka 9 mijë trupa në këtë vend, pjesa më e madhe e të cilave është e vendosur në Helmand.
Prej vitit 2001, kur invadimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e përmbysi regjimin e talibanëve, janë vrarë më se 200 ushtarë britanikë.