Ndërlidhjet

Moldavi: Presidenti do të tërhiqet


Raportohet se presidenti aktual i Moldavisë, Vlladimir Voronjin, nga Partia Komuniste e këtij vendi, do të japë dorëheqje javën e ardhshme.

Kjo dorëheqje po bëhet pasi partitë me pikëpamje properëndimore fituan në zgjedhjet e përgjithshme, që u mbajtën në korrik.

Por, Partia Komuniste e Moldavisë dje i kontestoi rezultatet zgjedhore dhe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Partia Komuniste tha se nuk do ta konfirmoj dorëheqjen e Voronjinit.

Pritet, që pas dorëheqjes se zotit Voronjin, detyrën e presidentit do ta ushtroj lideri liberal, Mihai Ghimpu, derisa të zgjedhet presidenti i ri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG