Udhëheqja ushtarake amerikane ka thënë se situata në Afganistan është emergjente, por beson se strategjia e presidentit Barak Obama do të funksionojë dhe se trupat amerikane do të qëndrojnë edhe më tej për të mundur ekstremistët e dhunshëm.
Duke folur të enjten në Pentagon, sekretari i mbojtjes, Robert Gejts, tha se përpjekjet e Obamës, përfshirë edhe shtimin e 20 mijë trupave në Afganistan, janë në fillim të dhënies së efekteve dhe se duhet kohë për të pasur sukeses.
Gejts shtoi se prania ushtarake amerikane në Afganistan është e domosdoshme për të luftuar terroristët, ndërkohë që ai nuk beson se Amerika duhet të tërheqë forcat jashtë vendit, edhe pse sipas anketave, mbështetja e publikut për përfshirjen në konflikt, po bie.
Në të njëjtën konferencë për gazetarë, shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, admirali Majk Mullen, e ka përshkruar situatën si emergjente.
“Është çështje urgjente. Koha nuk është në anën tonë. Mendoj se ne e kuptojmë këtë, dhe mendoj se do të rimarrim iniciativën”, tha Mullen.
Të dy zyrtarët kanë folur, pasi që gjenerali Stejnli MekKristal, komandant amerikan në Afganistan, dorëzoi këtë javë startegjinë e luftës në Afganistan.