Ndërlidhjet

Sejdiu: Kosova e sigurt për investime të jashtme


“Kemi krijuar një legjislacion të mirë, të standardeve evropiane, i cili ofron siguri të plotë për investimet e jashtme në Kosovë dhe garanci maksimale për ata që duan ta shtrijnë biznesin e tyre në vendin tonë”, ka thënë sot presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në takimin që zhvilloi me një delegacion të Bankës Botëror.

Në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i presidentit, thuhet se në këtë takim janë diskutuar “prioritet e përbashkëta dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes Bankës Botërore dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.

“Presidenti Sejdiu dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, po ashtu, e vlerësuan si shumë të rëndësishëm për gjithë rajonin dhe perspektivën e përparimit ekonomik të tij, projektin e rrugës Morinë – Merdar, që pritet të nisë së realizuari kësaj vjeshtë”,
XS
SM
MD
LG