Ndërlidhjet

Braun: Të vazhdojnë stimulimet për ekonomi


Kryeministri britanik, Gordon Braun, u tha sot në Londër, ministrave të financave të 20 vendeve më të industrializuara të botës, se është shumë herët, që të ndalen ndihmat emergjente për ekonominë globale.

Zoti Braun tha se kjo do të ishte “gabim serioz”, që mund ta shkatërroj atë, që ai e vlerësoi si “shenja të mundshme të ripërtritjes”.

Ai theksoi se ende duhet të jepen më tepër se gjysma e 3 mijë miliarda dollarë, të premtuara nga liderët borëtorë, për nxitjen e ekonomive.

Takimi i ministrave të financave në Londër paraqet përgatitje për samitin e liderëve të 20 vendeve më të industrializuara të botës, që mbahet kah fundi i këtij muaji në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG