Ndërlidhjet

Policia ndalon hyrjen e 87 serbëve në Kosovë



Policia e Kosovës nuk i ka lejuar një grupi prej 87 serbësh që të udhëtojnë në zbulimin e përmendores kushtuar serbëve të vrarë e të rrëmbyer në Hoçë të Madhe, sepse qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar tubimin.

“Policia ka vepruar sipas vendimit të qeverisë që të mos lejojë mbajtjen e manifestimit”, ka thënë zëdhënësi Arbër Beka.

Sipas tij, rreth orës 22, në afërsi të Skenderajt policia ka ndaluar një autobus dhe disa automjete, të cilat pastaj i ka shoqëruar deri në vendkalimin kufitar Merdare.

Bëhet e ditur se në mesin e të kthyerve ka qenë edhe kryetari i komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, Velko Odaloviq.

Mediat serbe njoftuan se policia e Kosovës sot e ka lëshuar Odaloviqin të shkojë në Hoçë të Madhe, për të marrë pjesë në zbulimin e përmendores.
XS
SM
MD
LG