Ndërlidhjet

Somali: Rebelët zotohen t'u hakmerren SHBA-ve



Grupi rebel i Somalisë al-Shaabab është zotuar të hakmerret për vërsuljen e forcave të Shteteve të Bashkuara, në të cilën u vra njeriu më i kërkuar i Al Kaidës në Afrikë.

Zëdhënësi tha se grupi, i cili ka lidhje me Al Kaidën, do të hakmerret kundër Amerikës për vërsuljen e sotme në Somalinë jugore, ku e humbi jetën Saleh Ali Saleh Nabhan.

Nabhan, i lindur në Kenia, kërkohej nga SHBA-të për një sulm në një hotel në vitin 2002, si dhe për sulmin e dështuar kundër një aeroplani izraelit në Mombasa.

Ai u vra gjatë një vërsulje të komandove amerikane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG