Ndërlidhjet

Nënpresidenti Xho Bajden viziton Irakun



Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden mbërriti në një vizitë të paparalajmëruar në Irak.

Shtëpia e Bardhë tha se Bajden do të bisedojë me udhëheqësit më të lartë irakianë dhe do t’i takojë trupat amerikane.

Kjo është vizita e tretë e nënpresidentit Bajden në Irak gjatë këtij viti.

Presidenti Barak Obama e ka ngarkuar Bajdenin në një mision special për ta mbajtur lartë fokusin në Irak në kohën kur Shtetet e Bashkuara përgatiten për t’i tërhequr trupat ushtarake nga ky vend deri në muajin gusht të vitit të ardhshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG