Ngjarjet e javës
5
8 qershor '09 - Në një raport me rastin e 10-vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, Organizata për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International, ka theksuar dështimet e vazhdueshme të Serbisë dhe Kosovës për t’i hetuar zhdukjet e dhunshme dhe rrëmbimet, si dhe për t’i sjellë autorët para drejtësisë. Një dekadë pas përfundimit të luftës, rreth 1.900 familje në Kosovë dhe Serbi ende nuk kanë të dhëna për fatin e familjarëve të zhdukur të tyre, tha Amnesty International.
6
8 qershor '09 - Partitë e qendrës së djathtë i kanë mundur partitë e majta në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Dalja në votime ka qenë e ulët, me rreth 43 % nga 375 milionë njerëzit me të drejtë vote në 27 vendet e Bashkimit Evropian. Dalja në Lituani dhe Sllovaki ishte vetëm 20 %.
7
9 qershor '09 - Policia e Kosovës ka iniciuar kallëzim penal kundër dy përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Serb në Mitrovicë, Millan Ivanoviq dhe Marko Jakshiq, për, siç thuhet, thirrjet publike për djegien e vendkalimeve 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Këtë e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti. Ivanoviq dhe Jakshiq i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pabaza.
8
9 qershor '09 - Hose Manuel Baroso ka shpallur se do të konkurrojë edhe për një mandat pesëvjeçar në postin e presidentit të Komisionit Evropian. Deri në nëntor të vitit 2004, kur u zgjodh në postin aktual, zoti Baroso ishte kryeministër i Portugalisë. Tash për tash, ai është personi i vetëm që zyrtarisht e ka shpallur kandidaturën për president të Komisionit Evropian.