Ndërlidhjet

Pragë: Papa kritikon komunizmin



Papa Benedikti XVI ka kritikuar erën armiqësore komuniste ndaj fesë, ndërsa filloi një vizitë treditëshe në Repulikën e Çekisë.

Ai kërkoi nga kombi shumë sekular që t’i kthehet rrënjëve të krishtera.

Në një ceremoni mirëseardhjeje në Aeroportin Ndërkombëtar të Pragës, Papa foli se si regjimi i komunizmit, i cili u përmbys më 1989, ka persekutuar mizorisht Kishën Katolike.

Shumë pelegrinë kanë vërshuar Pragën, në vizitën e parë të Papës në disa vite.

Por, mosbesimi në religjionin e organizuar mbetet thellë i ngurtësuar në Republikën Çeke dhe relacionet mes Kishës dhe shtetit janë të tendosura.

Në mesin e çekëve vizita e Papës shihet si e parëndësishme.

Organizatorët çekë të vizitës së Papës pritet të mbledhin 100 mijë besimtarë në një fushë ajrore për meshën e së dielës që do mbahet në Bërno.

Pritet të marrin pjesë edhe besimtare nga Austria dhe Polonia fqinje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG