Ndërlidhjet

Bentler: Zvoglimi i KFOR-it nuk ndikon në stabilitet



Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler ka deklaruar se zvoglimi i pjesëtarëve të NATO-s në Kosovë nuk do të ndikojë në stabilitetin.

“Deri në fund të janarit 2010, në Kosovë do të mbesin rreth 10 mijë pjesëtarë të KFOR-it, por ata do të organizohen në mënyrë që do t’u mundësojë ta kryejnë detyrën e tyre”, ka thënë Bentler.

Ai ka shtuar se “KFOR-i do t’i mbetet i përkushtuar garantimit të paqes dhe mjedisit të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG