Ndërlidhjet

FMN: Mosmarrëveshje për rolin e vendeve në zhvillim



Ministrat e financave të një numër vendesh e kanë pasur të vështirë të bien dakord që të vendosin se çfarë ndikimi duhet të kenë vendet e pasura dhe vendet në zhvillim në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në takimin në Stamboll, përfaqësuesit e dëgjuan kreun e FMN-së, Dominik Shtraus Kan, i cili tha se fondi ka nevojë për “rritje qenësore” të resurseve në mënyrë që të veprojë si garantues i stabilitetit të ekonomisë botërore, përfshirë kontributet e reja në vlerë prej 1 bilionë dollarë.

Vendet në zhvillim nuk e vunë në pyetje nevojën për finansimin shtesë të FMN-së, por thanë se kanë pritur që të kenë më shumë ndikim në çështjet organizative të fondit.
XS
SM
MD
LG