Ndërlidhjet

Erdogan kushtëzon marrëveshjen me Armeninë


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë, ka deklaruar se Jerevani duhet të tërhiqet nga rajoni kontestues i Nagorni Karabahut.

“Derisa Armenia nuk tërhiqet nga toka e okupuar e Azerbajxhanit, Turqia nuk do të ketë qëndrim pozitiv rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Erdogan.

Ai ka pohuar se Turqia nuk mund të bëjë “hap pozitiv” drejt hapjes së kufijve me Armeninë, derisa ky vend nuk tërheq ushtrinë nga, siç ka thënë ai, “rajonet e okupuara të Azerbajxhanit”.

“Duam që çështja e Nagorni Karabahut dhe tokave të okupuara të zgjidhet në formë të njejtë. Nëse problemi ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë zgjidhet, pastaj do të jetë më lehtë për shqoërinë turke të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë”, ka thënë Erdogan.
XS
SM
MD
LG