Ndërlidhjet

Obama mirëpret votimin për reformat shëndetësore




Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka mirëpritur votimin në Senat të një projektligji për reformat në sistemin e shëndetësisë, duke iu dhënë kështu një sigurim shëndetësor të përballueshëm të gjithë amerikanëve.

Aktualisht 46 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara nuk kanë sigurim shëndetësor.

Obama e ka vlerësuar votimin në Komitetin financiar të Senatit si një vendim në “momentin kritik”

“Ky ligj u ofron siguri atyre që kanë një sigurim shëndetësorë dhe lehtësi atyre që nuk kanë.Kjo i heq disa praktika të gabuara në industrinë e sigurimeve. jo njekohësisht ofron edhe një ndryshim që do të bëjë të mundshëm edhe të përballueshëm sigurimin edhe për ata që nuk e kanë. Gjithashtu, siç njoftoi zyra e buxhetit në kongres kjo do ta ulë rritjen e kostos së shërbimit shëndetësor për një kohë të gjatë duke mos e shtuar për asnjë qindarkë në deficitin”], tha presidenti Obama.

Sidoqoftë, Obama tha se ligji nuk është i përsosur, dhe se para ligjvënësve ende mbetet një punë e vështirë.
XS
SM
MD
LG