Ndërlidhjet

Serbi: Ndihma ruse vjen pa kushte



Kredia prej 1 miliardë dollarësh që Rusia do t’i japë Serbisë nuk do të shoqërohet me kushte politike, tha kryeministri serb Mirko Cvetkoviq. Ky i fundit hodhi poshtë informacionet se Rusia po e kushtëzon kredinë me zgjerimin e monopolit rus mbi tregun serb të energjisë. Gazpromi rus kontrollon 51% të kompanisë më të madhe serbe të energjisë.

Shefi i qeverisë serbe theksoi se çdo lloj monopoli “do të dëmtojë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”. Sipas Cvetkoviqit përparësia strategjike e Serbisë është Bashkimi Evropian, derisa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e dytë dhe të barabartë për nga rëndësia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG