Ndërlidhjet

SHBA: Izraeli, palestinezët të punojnë për paqe


Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, po kërkon nga Izraeli dhe palestinezët, që të lëvizin përpara për zhbllokimin e bisedimeve për paqe.

Zyrtarë të administatës kanë njoftuar se sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka raportuar presidentit Obama se, aktualisht, ka pasur pak progres në përpjekjet për ripërtritjen e procesit paqesor.

Në këtë kuadër, zonja Klinton, ka vlerësuar se palestinezët i kanë forcuar përpjekjet për siguri dhe reforma, por ata duhet të bëjnë më tepër për t’i parandaluar sulmet terorriste dhe t’i ndalin nxitjet anti izraelite.

Sipas zyrtarëve, sekretarja amerikane e shtetit, mëtutje ka theksuar se izraelitët e kanë lehtësuar lirinë e lëvizjes së palestinezëve, por ende nuk janë përgjigjur ndaj ftesave amerikane për ndaljen e ndërtimit të të gjitha vendbanimeve të reja hebreje në territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG