Ndërlidhjet

Obama: Gripi i derrit – emergjencë kombëtare


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shpallur emergjencë kombëtare për shkak të përhapjes së gripit të derrave.

Kjo deklaratë nga Shtëpia e Bardhë u bë pasi autoritetet shëndetësore thanë se më se 1 mijë vetë në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga kjo sëmundje, ndërsa mbi 20 mijë të tjerë, gjenden në spital.

Kjo shpallje u mundëson zyrtarëve mjekësorë për të vepruar më shpejtë lidhur me shtimin eventual të numrit të pacientëve nga gripi.

Në mbarë botën, nga gripi i derrave, kanë humbur jetën afro 5 mijë njerëz.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG