Ministria e Jashtme e Rusisë tha se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për të zëvendësuar marrëveshjen START të vitit 1991 për reduktimin e armatimit strategjik, do të vazhdojnë në 9 nëntor.
Traktati ekzistues skadon në 5 dhjetor.
Negociatorët janë duke punuar mbi detajet e marrëveshjes, për të cilën u ra dakord në korrik nga presidentët Barak Obama dhe Dimitri Medvedev.