Ndërlidhjet

Zelanda e Re njeh Republikën e Kosovës


Zelanda e Re ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës.

Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti , si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për opinion.

Zelanda e Re është shteti i 63 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG