Ndërlidhjet

Mesiq: Tadiq duhej të vinte në Vukovar



Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka deklaruar se ai dhe qytetarët e këtij vendi do të përshëndetnin ardhjen e presidentit serb, Boris Tadiq, në Vukovar, në shenjë kujtimi për krimet e bëra në këtë qytet.
“Do të ishte mirë po të kishte ardhur, këtë do ta përshëndetnin të gjithë banorët e Kroacisë. Kjo do të kishte qenë dëshmi se krimi në Vukovar nuk është dashur të ndodhë dhe do të hapnim një kaptinë të re të marrëdhënieve tona të ndërsjella”, tha Mesiq në kuadër të përkujtimit për zhvillimet tragjike në Vukovar.
Mesiq ka pohuar se i gjithë rajoni i Evropës Juglindore do të luftojë për standarde evropiane dhe do të përjashtoi luftën si mjet politik.
“Para së gjithash duhet përjashtuar interesat imperiale nga disa koka, që ende mendojnë se kufinjët mund të ndryshohen. Arkitektura e hapësirave tona ka përfunduar”, ka konkluduar Stipe Mesiq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG