Ndërlidhjet

Palestinezët e refuzuan hapin e Izraelit



Palestinezët e hodhën poshtë njoftimin e Izraelit se do t’i ndalë për 10 muaj ndërtimet e vendbanimeve në territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor.

Kryenegociatori Saeb Erekat tha se njoftimi, të cilin dje e bëri kryeministri Benxhamin Netanjahu, ishte “propagandë”, dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos bijnë në kurth.

Erekat i kërkoi Uashingtonit dhe komunitetit ndërkombëtar që Izraelit të përkushtohet për pezullim të plotë të ndërtimeve, e jo të pjesërishëm.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas gjithashtu e ka hedhur poshtë hapin izraelit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG