Ndërlidhjet

SHBA: Anije kozmike për turistët në gjithësi



Anija e re kozmike për gjashtë udhëtarë, e ndërtuar për t’i çuar turistët e pasur në gjithësi, sot u ekspozua për publikun në Los Anxheles.

Projekti u financua nga miliarderi britanik Riçard Branson dhe agjencia e tij turistike për gjithësi “Virgin Galactic”.

Branson tha se ai dëshiron një fillim të ri për udhëtimet në gjithësi.

“Ne thjesht shpresojmë të dërgojmë mijëra njerëz në gjithësi gjatë disa viteve të ardhshme”, tha Branson.

Fluturimet që do të zgjatin rreth dy orë e gjysëm janë caktuar të fillojnë në vitin 2011.

Raportohet se biletat do të kushtojnë rreth 200 mijë dollarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG