Ndërlidhjet

AI kritikon Rusinë për shkelje të të drejtave të njeriut


Organizata Amnesti Interneshënel sot ka akuzuar Kremlinin për keqtrajtim të aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Nikola Dakuort, nga kjo organizatë, ka kritikuar atë që ajo e cilësoi si “klimë” shtypëse të krijuar për veprimtarët për të drejtat e njeriut në Rusi, ku ata shpeshherë janë të keqtrajtuar, të burgosur, e ndonjëherë edhe të vrarë.

Ajo ka theksuar vrasjen e veprimtareve në Çeçeni, Natalia Estemirova dhe Zarema Sadulaieva. Asnjëra vrasje deri tash nuk është zbardhur.
XS
SM
MD
LG