Ndërlidhjet

Sorros: 100 miliardë dollarë për klimën



Financieri dhe filantropisti Xhorxh Sorros ka deklaruar se një fond prej së paku 100 miliardë dollarësh do të duhet për të financuar projektet tek vendet e varfëra, në mënyrë që këto të bëjnë pjesën e tyre në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe lëshimit të dioksidit të karbonit në atmosferë.

“Shumat që janë vënë aktualisht në tryezë nga vendete pasura nuk janë të mjaftueshme. Ne po flasim për një shumë prej 10 miliardë dollarësh vitet që vijnë. Nuk mendoj se bota në zhvillim i shikon këto fonde si të mjaftueshme”, tha Sorros duke folur për Reuters.

Sorros propozoi që një pjesë e fondeve të FMN-së të parapara për të luftuar recesionin të kalojnë në projektet që ulin e sasinë e lëshimit të gazrave në atmosferë.
XS
SM
MD
LG