Gjykata britanike njëherë e lëshoi por pastaj e tërhoqi fletëarrestin kundër ish ministres së jashtme izraelite, Cipi Livni, mbi baza të akuzave për krime të luftës.
Gazeta "Guardian" raportoi se gjykata e magjistratit të Uestminsterit e lëshoi fletëarrestin pas kërkesës së avokatëve, të cilët i përfaqësojnë interesat e viktimave palestineze nga luftimet në Gaza në fillim të vitit.
Gazeta shkruan se fletëarresti u tërhoq pasi u bë e qartë se Livni nuk kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministria e jashtme britanike tha se është duke hetuar përse Livni e anuloi udhëtimin e planifikuar në Britani.
Rreth 900 palestinezë u vranë asokohe në ofenzivën e Izraelit kur Livni ishte ministre e jashtme.