Ndërlidhjet

Prishtinë: Fillon verifikimi i votave me kusht


Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve gjatë ditës së sotme e fillon procesin e verifikimit të votave me kusht, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj.

Ai mëtutje shpjegoi se për shkak të transparencës së procesit, KQZ-ja dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike, do të jenë të pranishëm gjatë procesit të verifikimit.

Numërimi dhe verifikimi i votave me kusht është vlerësuar të jetë përcaktues për rezultatin përfundimtar për komunën e Prizrenit, ku edhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe Partia Demokratike e Kosovës, pretendojnë se kanë arritur fitore.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilët e kanë monitoruar ecurinë e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvilluan të dielën, kanë njoftuar se janë afro 1600 vota me kusht.
XS
SM
MD
LG