Ndërlidhjet

Varshavë: 15 të vdekur brenda natës nga të ftohtit


Në Poloni vetëm gjatë natës së kaluar nga të ftohtit kanë vdekur 15 veta, ndërsa numri i viktimave nga fillimi i valës së ftohtë ka arritur në 47, ka bërë të ditur policia polake.

“Nuk mbajmë në mend natë më tragjike”, ka thënë për televizionin polak zëdhënësja e policisë, Grazhina Puhalska.

Temperaturat mbrëmë në Poloni kishin rënë në minus 24 gradë. Autoritetet polake kanë ftuar popullatën që të mos mbetet indiferente, por në raste nevoje të ndihmojë njerëzit e goditur nga të ftohtit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG