Partia Socialiste do të zhvillojë sot para Kuvendit të Shqipërisë protestën e fundit për këtë vit.
Në qendër të kësaj proteste, sërish, do të jetë kërkesa për hapjen e kutive të votitmit të 28 qershorit, në të kundërt opozita kërkon rrëzimin e qeverisë.
Mitingu i opozitës po mbahet pas të ngjashmëve të mbajtura në rrethet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Beratit e Lezhës.