Ndërlidhjet

Rumani: Shënohet 20 vjetori i vrasjes së diktatorit Çaushesku


Në Rumani sot shënohet 20 vjetori i ekzekutimit të diktatorit Nikollae Çaushesku dhe i bashkëshortes së tij, Elena, gjatë kryengritjes së përgjakshme, me të cilën përfundoi regjimi komunist në Rumani.

Çaushesku e ka udhëhequr Rumaninë për 25 vjet, në njërin nga regjimet më shtypëse komuniste, ndërsa popullata ballafaqohej me mungesa të shumta.

Të dhënat zyrtare tregojnë se afro 1100 njerëz ishin vrarë nga armata dhe forcat e sigurisë në kryengritjen, që filloi në mesin e muajit dhjetor të vitit 1989, në Timishoara. Kjo kryengritje çoi në ekzekutimin e Çausheskut dhe të gruas së tij në Ditën e Krishlindjeve.

Tash Rumania është në Bashkimin Evropian, ku u pranua në vitin 2007.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG