Ndërlidhjet

KEK importon nga Shqipëria energjinë e tepërt


Kosova po importon energji elektrike nga Shqipëria, për ta ndihmuar Tiranën që ta heqë tepricën e ujit nga hidroelektranat, që u shkaktua nga të reshurat e mëdha të shiut, e transmeton AFP njoftimin e Korporatës Energjetike e Kosovës.

KEK-u ka thënë se e ka ndalur prodhimtarinë e energjisë në dy termoelektranat e saj, në mënyrë që të mund të importojë 300 megavatë në ditë nga Shqipëria, që është një e treta e nevojave ditore.

Kosova është dakorduar që të importojë tepricën e energjisë nga Shqipëria, ndërsa sasinë e njëjtë të energjisë elektrike do t'ia kthejë Tiranës më vonë.
XS
SM
MD
LG