Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit sot diskuton për Kosovën



Këshilli i Sigurimit do të diskutojë sot mbi raportin më të ri për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Kosova do ta përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.

Seanca e Këshillit të Sigurimit do të mbahet në orën 21.00, sipas kohës së Evropës Qendrore.

Kreu i OKB-së, në raportin e rregullt tremujor, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të fokusohen në bashkëpunimin rajonal dhe t'i lënë anash shqetësimet mbi statusin e Kosovës.

Serbia do të prezantohet me presidentin Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG