Ndërlidhjet

SHBA: Nuk pengohet ekstradimi i Noriegës në Francë



Gjykata Supreme nuk do ta pengojë qeverinë e Shteteve të Bashkuara nga ekstradimi i ish diktatorit të Panamasë, Manuel Noriega në Francë që të përballet me akuzat për larje të parave.

Gjykata refuzoi ta dëgjojë apelin e 75 vjeçarit Noriega, i cili tha se si i burgosur i luftës kërkon të kthehet në vendin e tij.

Noriega u përmbys nga posti i udhëheqësit të Panamasë pas invazionit amerikan në vitin 1989. Ai në SHBA ka vuajtur 17 vjet burg.

Në Francë, Noriega u dënua në mungesë me 10 vjet burg për larje të parave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG