Ndërlidhjet

Izraeli nuk formon panel për hetimin e luftës në Gaza



Izraeli nuk do të formojë panelin e pavarur për të hetuar luftën e vitit të kaluar në Gaza, ashtu siç i kërkuan Tel Avivit Kombet e Bashkuara, deklaroi ministri për Komunikim dhe Diasporë, Juli Edelstajn.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i bëri thirrje Izraelit dhe “palës palestineze” që të zbatojnë hetim “të pavarur” për ofenzivën tri javëshe në Rripin e Gazës në janar të vitit 2009.

Edelstajn tha se gjatë javës, Izraeli do t’u dërgojë Kombeve të Bashkuara një dokument, në të cilin do të jetë vetëm hetimi i ushtrisë izraelite.
XS
SM
MD
LG