Ndërlidhjet

Presidenti Sejdiu viziton Turqinë



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili qëndron për vizitë në Turqi, u takua me presidentin Abdullah Gyl.

Të dy presidentët i kanë vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, kurse Gyl ka premtuar ndihmën për integrime evropiane.

Sejdiu do të takohet edhe me kryeministrin Rexhep Taip Erdogan, kryetarin e Kuvendit, ministrin e Jashtëm dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Turqisë.

Gjatë vizitës të delegacionit të Kosovës në Ankara, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si dhe do të diskutohet bashkëpunimi midis dy vendeve në të gjitha fushat.
XS
SM
MD
LG