Ndërlidhjet

Iraku i kërkon Francës 651 milionë euro për aeroplanët



Zëdhënësi i qeverisë së Irakut tha se Bagdadi kërkon kthimin e 651 milionë eurove, të paguara nga qeveria e Sadam Huseinit për aeroplanët luftarakë francezë Mirazh, të cilat asnjëherë nuk u dërguan për shkak të sanksioneve.

Ali al-Dabah tha se bisedimet me kompaninë Dassault Aviation dhe ministrinë e mbrojtjes së Francës për kthimin e fondeve janë treguar pozitive.

Ai tha se Iraku shqyrtohen edhe blerjen e mundshme të një numri të papërcaktuar të aeroplanëve Mirazh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG