Ndërlidhjet

Çmimi Xhorxh Polk i jepet një të panjohuri



Çmimi i gazetarisë Xhorxh Polk iu dha këtë vit personit apo personave që kanë xhiruar dhe më pas hedhur në internet xhirimet për vrasjen e Neda Agha Sulltan. 26 vjeçarja iraniane u vra gjatë protestave që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Çmimi që ndahet nga Universiteti i “Long Island” për herë të parë i jepet personave të panjohur.

Çmimi jepet për të nderuar veprën e gazetarit Xhorxh Polk, i vrarë në vitin 1949 derisa mbulonteluftën civile greke.
XS
SM
MD
LG