Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatullah Ali Hameini, ka akuzuar Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, se po “shpërndan të pavërteta” rreth Republikës Islamike gjatë turneut të saj në vendet e Gjirit Persik.
Sekretarja amerikane e Shtetit gjatë qëndrimit të saj në Xhedah të Arabisë Saudite e quajti Iranin “mbështetësin më të madh të terrorizmit në botë”. Ajo shtoi se qëllimi i Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm një Iran pa armë bërthamore, por gjithë rajoni I Lindjes së Mesme pa armë bërthamore.