Ndërlidhjet

Gimpu: Rumania dhe Moldavia kurrë nuk do bashkohen



Presidenti në detyrë Mihai Gimpu tha se Moldavia kurrë nuk do të bashkohet me Rumaninë.

“Fakti se moldavët e flasin rumanishten, nuk don të thotë se Moldavia duhet të bashkohet me Rumaninë” tha ai për gazetën ruse “Komsomolskaja Pravda”.

Gimpu, i cili është kryetar i parlamentit, tha se kjo është bërë e qartë edhe gjatë vizitës së fundit të presidentit rumun, Trajan Bashesku në Moldavi.

Pjesa më e madhe e territorit të Moldavisë ishte pjesë e Rumanisë deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur u aneksua nga Bashkimi Sovjetik. Rreth dy të tretat e 4.5 milionë banorëve të Moldavisë janë me origjinë rumune.
XS
SM
MD
LG