Ndërlidhjet

Marok: Nga rrëzimi i minaresë – 40 vetë të vdekur


Raportohet se nga rrëzimi i minaresë në një xhami në qytetin Meknes të Marokut, kanë humbur jetën së paku 40 vetë dhe janë plagosur afro 70 të tjerë.

Zyrtarët thanë se xhamia në pjesën e vjetër të qytetit historik Meknes, ishte e mbushur me besimtarë gjatë faljes së xhumasë, kur minareja dhe një pjesë e kulmit ranë mbi të pranishmit.

Në një kumtesë të zyrtarëve të Ministrisë së brendshme është thënë se shiu i madh ka ndikuar në dobësimin e minaresë.

Është thënë se minareja ishte e vjetër katër shekuj.

Meknesi është qytet me trashëgimi botërore, i caktuar nga UNESKO-ja.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG