Ndërlidhjet

SHBA: Nuk dënohen avokatët e administratës Bush


Departamenti amerikan i drejtësisë thotë se dy avokatë, që punuan për administratën e ish presidentit Xhorxh Bush dhe miratuan përdorimin e teknikave të ashpra të hetimeve ndaj të dyshuarve për terrorizëm, kanë bërë vlerësime të dobëta, por nuk ballafaqohen me dënime për vendimet e tyre.

Hetuesit e Departamentit amerikan të drejtësisë, fillimisht, kishin përcaktuar se avokatët Xhon Ju dhe Xhej Bjubi, ishin angazhuar në keq udhëheqje profesionale, konkluzion ky që ka mundur të çoj në tërheqjen e liçencave për ta në Shtetet e Bashkuara.

Por, pas rishqyrtimit të rastit, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të drejtësisë, Dejvid Margolis, tha se të dy avokatët u kanë dhënë këshilla juridike me të meta zyrtarëve qeveritarë, por autoritetet federale amerikane nuk do të zhvillojnë procedurë disiplinore kundër tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG