Në shtator do të botohen kujtimet e Toni Bler (Tony Blair), i cili për dhjetë vjetë ishte kryeministër i Britanisë. Libri titullohet “The Journey”.
“Jam përpjekur të shkruaj një libër që përshkruan dimensionin njerëzor po aq sa dhe dimensionin politik të një kryeministri”, deklaroi Bler.
Në karrierën politike të Blerit si kryeministër ngjarje të rëndësishme kanë qenë dhe ndërhyrjet ushtarake në Kosovë, në Afganistan, në Irak dhe në Sierra Leone.