Ndërlidhjet

Uorlik: Statusi i Kosovës është zgjidhur



"Kemi një qëndrim shumë të fortë rreth pavarësisë dhe integritetit të Kosovës dhe besojmë që çështja e statusit është zgjidhur. Do të donim Serbia t’a gjejë rrugën të ecë më tutje në marrëdhëniet me Kosovën dhe të fokusohet në çështjet e përditshme, si dogana, gjyqësia, dritat, që të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës", ka thënë ambasadorja amerikane në Beograd, Mari Uorlik.

Në intervistën për gazetën "Blic", Uorlik ka thënë se SHBA-të konsiderojnë se "është në interesin madhor të Serbisë, që në dritën e qëllimit të rëndësishëm të përfshirjes në BE, të gjejë rrugën që të ecë përpara në marrëdhëniet me Kosovën".

Sipas saj, është me rëndësi të ekzistojnë "kanale për bisedime" për gjitha çështjet që ndikojnë në cilësinë e jetës në Kosovë si dhe të ekzistojë vullneti që këto çështje të zgjidhen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG