Ndërlidhjet

SHBA: U lansua anija kozmike Diskovery


Anija kozmike amerikane, Diskovery, është lansuar sot nga Qendra Kenedi në Floridë, për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Lansimi i anijes me shtatë astronautë u bë pak para agimit.

Ajo do të dërgoj furnizime dhe pajisje për eksperimente, në mënyrë që Stacioni Ndërkombëtrar i Gjithësisë të mund ta vazhdoj punën edhe pasi anija të tërhiqet nga përdorimi, më vonë këtë vit.

Në mesin e astronautëve në anije gjenden edhe tri femra, ndërsa astronautja e katërt amerikane, tashmë gjendet në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, ku arriti dje me anijen kozmike ruse.

Kjo është hera e parë që në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë së bashku gjenden katër femra kozmonaute.
XS
SM
MD
LG