Ndërlidhjet

Turqia do detaje për sanksionet ndaj Iranit


Turqia tha se fuqitë e mëdha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk i informojnë anëtarët tjerë të këshillit kur diskutohen sanksionet kundër Iranit.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu u tha gazetarëve në Uashington se vende i tij ende i kundërshton sanksionet kundër Iranit.

Davuzogllu tha se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit nuk u kanë dhënë informata anëtarëve jo të përhershëm mbi përmbajtjen e sanksioneve që po diskutohen.

“Si mund të vendosim kur nuk kemi asnjë ide për sanksionet”, shtoi Davutogllu.

Ai e bëri të qartë se Turqia nuk beson se sanksionet do të ndihmonin të hiqen kundërthëniet mbi ambicjet bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG