Ndërlidhjet

Sarajevë: Vdiq Rasim Deliq, ish komandant ushatarak boshnjak


Rasim Deliq, që e ka komanduar ushtrinë boshnjake gjatë luftës në periudhën 1992-1995, ka vdekur sot nga kanceri në shtëpinë e tij afër Sarajevës, në moshën 61 vjeçare.

Në shtator të vitit 2008, ai ishte dënuar me tri vjet burgim nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, për shkak se ishte shpallur fajtor për trajtimin mizor të të burgosurve serbë, por ishte liruar nga akuzat për vrasje.

I ndjeri Deliq, që kishte deklaruar se nuk ishte fajtor, ende priste vendimin gjyqësor lidhur me ankesën e tij.

Ai ishte njëri nga personalitetet më të larta në ushtrinë boshnjake, që ishte dënuar për krime gjatë luftës.
XS
SM
MD
LG