Ndërlidhjet

Lukashenka: Bakiev është në Bellorusi



Presidenti i Bellorusisë, Aleksandr Lukashenka tha sot se presidenti i përmbysur i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev dhe familja e tij ndodhen në kryeqytetin bellorus, Minsk.

Lukashenka, i cili e bëri këtë njoftim në fjalimin vjetor televiziv drejtuar parlamentit, tha se Bakiev po i nënshtrohet disa testeve mjekësore në Minsk.
Detaje tjera nuk u bënë të ditura.

Bakiev fluturoi në Kazakistan javën e kaluar pas protestave të 7 prillit, ku u vranë mbi 80 vetë.

Sot në Kirgizi, forcat e sigurisë u konfrontuan me turmën në lagjet e kryeqytetit Bishkek, ku dje nga trazirat u vranë së paku tre vetë.

Ndërkohë, presidenti rus Dimitri Medvedev i bëri thirrje qeverisë së përkohshme të Kirgizisë të mbajë zgjedhje për ta legjitimuar autoritetin e vet nëse do të dëshironte bashkëpunim të plotë me Rusinë.

Medvedev tha se është e nevojshme që të “rivendoset shteti” në Kirgizi dhe paralajmëroi se “anarkia” nuk është në interes të Kirgizisë apo fqinjve të saj.
XS
SM
MD
LG